Me fotografi të Rugovës, në protestën për Haradinajn në Francë (Foto)
Aktuale
January 07, 2017 - 20:32
Në shenjë solidariteti ndaj kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u arrestua ditë me parë nga autoritetet franceze, është mbajtur një protestë paqësore në qytetin Colmar të këtij shteti.
Qëllimi i protestës para Gjykatës së Colmarit, ishte kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletarrestimeve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.
Për më shumë, shikojini fotot që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit.

