Bora kudo e Komuna e Pejës tani shpalli tenderin për mirëmbajtje dimërore!!! (FOTO)
Ndonëse po mbizotron acar i vërtet ku pas rënjes së borës rrugët e trotuarët janë të mbuluara me akull, Komuna e Pejës ende nuk ka kontratë të lidhur me asnjë operatorë që të bëjë mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.
Subjekti më i madhë opozitarë dega e AAK-së në Pejë përmes një postimi në faqën zyrtare të facebook ka akuzuar Komunën e Pejës se nuk është kujdes me kohë dhe tani në vend që të kishte operator që do të merreshin me pastrimin e borës dhe të akullit, Komuna ende nuk e ka kryer procedurat e tenderimit. Në këtë komunikatë mes të tjerash thuhet: ,,Sot është 7 janari dhe Komuna e Pejës nuk ka ende kontratë me asnjë kompani për pastrimin e rrugëve nga bora, për shkak se tenderi është shpallur vonë dhe ende nuk ka përfunduar. Borën në Pejë po e pastron kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës e cila për të shpëtuar nga turpi bashkëpartiakët e tyre në Pejë ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve dhe ka angazhuar kompanin që ka kontratë për rrugët magjistrale në Rajonin e Pejës.” – thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.
KOHAPLUS ka hulumtuar lidhur me këtë pohim të degës së AAK-së në Pejë dhe në faqën zyrtare të KRPP ka gjetur se Komuna e Pejës pas anulimit të tenderit të parë ka shpallur tenderin më datë 5 janar 2017 dhe ky tender me numër PE635-16-113-2-2-1 do të jetë i hapur deri më datën 15 janar 2017. Nëse gjithçka shkonë mirë kontrata për mirëmbajtje dimërore do të duhej nënshkruar diku rrethë datës 22 janar. Deri atëherë Komuna e Pejës dhe qytetarët e saj siç duket janë në mëshiren e Ministrisë së Infrastrukturës e cila pritet ti ndihmojë duke angazhuar operatorët e kontraktuar për rrugët rajonale.
Gjendja e rrugëve në Pejë siq duket edhe në foto nuk është e mirë./kohaplus.com