Ramush Haradinaj ishte edhe me parë në Francë por nuk u arrestua

Aktuale January 04, 2017 - 23:53

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar sot nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Haradinaj ishte në Francë, pasi ai kishte shkuar atje edhe para 7 muajsh për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar. Ndërkaq, sot pas 7 muajsh, Haradinaj u ndal nga autoritetet franceze, raporton “Zeri.info”.

Madje, Haradinaj kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lyonit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares Shqiptare.