Serbia ka kërkuar nga Franca ekstradimin e Haradinajt

Aktuale January 04, 2017 - 23:25

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Të enjten, prokuroria franceze do të shqyrtojë një kërkesë të autoriteteve serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, shkruan portali francez medias24.com.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë për mediat e vendit se presin që Haradinaj të lirohet të enjten, rreth orës 13:00. /Express/