Veseli: Haradinaj të lirohet sa më parë, arrestimet e këtilla të mos përsëriten më

Aktuale January 04, 2017 - 23:02

Edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka reaguar pas lajmit për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Ai ka thënë se ndalimi i Haradinajt është i papranueshëm, sipas tij ai duhet të lirohet sa më parë.

“Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka shkruar Haradinaj.