Lekaj: Të bësh luftën për lirinë e vendi tënd nuk është krim
Pas ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, ka reaguar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka thënë se çlirimtarët janë gjithmonë nën shënjestër, pa marrë parasysh sa kohë kalojnë nga lufta për liri.
Ky është reagimi i plotë i Lekajt:
Çlirimtarët janë gjithmonë nën shënjestër, pa marrë parasysh sa kohë kalojnë nga lufta për liri. Të bësh luftën për lirinë e vendi tënd nuk është aspak krim. Sado që kundërshtarët tu dëshirojnë të të shfaqin ashtu.
Është mjerim për secilin shtet që nuk arrinë të mbrojë popullin e vet, sidomos as çlirimtarët, kur ata tashmë i kanë dorëzuar edhe armët pas arritjes së qëllimit për çka i rroken ato.
Qeveria e Kosovës, urgjentisht dhe pa asnjë mëdyshje të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që zotëri Haradinaj të mos pengohet edhe me tutje në lëvizjen e lirë, si e drejt themeltare, në radhë të parë morale - njerëzore e pastaj edhe legale.
Që sa vite flasim për plotësim kushtesh e dakordesi për një mal marrëveshjesh, por asnjëherë nuk ndodhi që të bëhet pastrimi i listave të Interpolit të ndërtuara me shpifje të Serbisë, e të mos vazhdojnë këto përndjekje për ata që nuk bënë asgjë më shumë se sa (bashkë me NATO'n) largimin e një pushtuesi gjenocidial nga Kosova.
Sa ma shpejt të bëhet e mundur lirim i kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj