Ejupi: Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të përgatitur se Isa Mustafa (Video)

Aktuale January 03, 2017 - 21:27

Sonte në emisionin “Komiteti”, biznesmeni Remzi Ejupi, ka folur për qeverisjen e vendit nga një ekonomist dhe efektet e kësaj në ekonominë e tërësishme të Kosovës.

Ejupi ka treguar se kryeministrin Isa Mustafa e ka uruar kur ai ka marrë këtë pozitë, sepse sipas biznesmenit kosovar, Mustafa e njeh shumë mirë fushën e ekonomisë.

Ai ka thënë Qeveria e Musafës ka pasur lëvizje pozitive, dhe një nga to sipas tij, është edhe rritja e buxhetit të Kosovës.

Biznesmeni ka shtuar se për shënimin e kufirit me Malin e Zi, të gjitha partitë duhet të arrijnë një marrëveshje sepse liberalizimi i vizave, që shihet si kusht i Demarkacionit, do të kishte ndikim tejet të madh në rritjen e ekonomisë së vendit. /Express/