Ferizaj kishte shtëpi publike para 100 vjetësh

Aktuale December 30, 2016 - 15:34

Në Kosovë më parë kishte shtëpi publike sesa shkolla shqipe. Edhe para kohës së Austro-Hungarisë në Ferizaj ka ekzistuar një ndërtesë, ku përmendet se ka qenë e vendosur shtëpia e parë publike në Kosovë. Ndërtesa e kësaj shtëpie publike, sipas dokumentacionit që ka siguruar “Zëri”, gjendej përballë Stacionit Hekurudhor të këtij qyteti.


Ferizaj kishte shtëpi publike para 100 vjetësh by gazetazeri

Në periudhën ndërmjet viteve 1873 -1944, Ferizaj kishte dy shtëpi publike. Ferizaj, apo “Qyteti i shtëpive publike”, do ta merrte këtë epitet shpejt dhe do të binte dhe në veshin e prijësve shqiptarë në atë kohë, të cilët bënin përpjekje ta mbyllin. Në kohën kur as vendet e rajonit nuk përmendej se kishin një shtëpi publike, Kosova tashmë kishte një të tillë. Ndërtesa kishte një kafene në katin e parë dhe shoqërohej edhe me dhomat tjera në katin e dytë. Por kafeneja që llogaritej të ishte e vetmja, sidomos gjatë periudhës së viteve 1941-44, kur protagonistët e gjallë të asaj kohe ishin veçse fëmijë, tash si pleq mbi 80 vjeç rrëfejnë se mbahej në mend edhe për vajzat e reja dhe të bukura që shërbenin në këtë kafene. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të gazetës Zëri)