Lladrovci: Sot Drenasi më bëri njeriun më krenar në Kosovë (FOTO)
Aktuale
December 18, 2016 - 23:07
Ramiz Lladrovci, tashmë kryetari i ri i Drenasit tha se “sot Drenasi më bëri njeriun më krenar në Kosovë”.
LLadrovci këto komente i bëri menjëherë pasi shpalli fitoren e tij në Drenas, por edhe pasi i bënë të ditura rezultatet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Më poshtë është shkrimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, votat e qytetarëve të Drenasit më kanë bërë njeriun më krenar në tërë Kosovën.
Votëbesimi i tyre është forcë, që Partinë Demokratike të Kosovës e bën edhe më të fuqishme.
Faleminderit nga zemra të gjithëve.
Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe së bashku do ta bëjmë Drenasin tonë shembull për Kosovën.


