Veseli: Qytetarët sot treguan se Drenica dhe PDK-ja janë një lidhje e pashkëputshme

Aktuale December 18, 2016 - 22:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku fitues nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas doli kandidati nga kjo parti, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune, raporton “Zeri.info”.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot qytetarët e Drenasit treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Veselit:

Qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë dhe në një proces të shembullort zgjedhor, treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme. Falemnderit nga zemra.

Ramizit, punë të mbarë si Kryetar i ri i Drenasit.

Festë është për të gjithë.

Urime.