Adriatik Kelmendi ironizon me Ramiz Lladrovcin (Foto)

Aktuale December 18, 2016 - 22:08

Shakatë me Ramiz Lladrovcin filluan që nga dita kur ai u përball për herë të parë në një emision televiziv me kundërkandidatin e tij për komunë të Drenasit, Isa Xhemajlajn, përcjell “Zeri.info”.

Pas këtij emisioni, në të gjitha rrjetet sociale ishin shpërndarë shumë shaka, ku në fund të tyre ishte fjala “O Adratik”.

E pikërisht sot pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e para preliminare ku fitues nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunë të Drenasit ka dalë, Ramiz Lladrovci, gazetari Adriatik Kelemndi ka ironizuar me Lladrovcin, përcjell “Zeri.info”.

Kelmendi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pavarësisht rezultatit, fitues i këtyre zgjedhjeve në Drenas është vetë ai.

“Pavaresisht rezultatit, i vetmi fitues absolut i zgjedhjeve ne Drenas jam une, o Adriatiku!”, ka shkruar Kelmendi.  

Image