Shpërndahen dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë në QKUK (FOTO)

Aktuale December 15, 2016 - 21:05

Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, nëndega në Hajvali ka bërë sot shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë në QKUK me rastin e festave të fundvitit.

Islam Pacolli, kryetar i kësaj nëndegës së Hajvalisë tha se me këto dhurata po synohet që me rastin e festave t’i gëzojnë sado pak fëmijët, shkruan arbresh.info.

Pacolli tha se nuk është hera e parë që ndërmarrin aksione të ngjashme.

Adelina Fazliji nga Forumi Rinor i AKR-së nën dega në Hajvali tha se i dëshiron shërim të shpejtë fëmijëve në këtë klinikë.

“Ky aktivitet është marrë nga nën dega e AKR-së në Hajvali dhe ne ju dëshirojmë shërim sa ma të shpejtë “, tha Fazliji.

 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image