Partia e Gruevski prin ndaj asaj të Zaevit (Foto)
Aktuale
December 11, 2016 - 22:35
Në bazë të numërimeve të deritanishme të Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), VMRO-DPMNE, e Nikolla Gruevskit është duke prirë në rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, raporton “Zeri.info”.
Sipas KSHZ-së, partia e Gruevskit, deri më tani ka arritur të mbledh 212.197 vota apo 40,85%
Në vendin e dytë në bazë të këtyre rezultateve është partia e Zoran Zaevit.
Sipas KSHZ-së, LSDM-ja e Zaevit, deri më tani ka 189.924 vota apo 36,57%, përcjell “Zeri.info”.
Sipas rezultateve preliminare të KSHZ-së, BDI-ja e Ali Ahmetit prinë me vota nga partitë e shqiptarëve.
BDI-ja deri më tani ka arritur ti mbledh gjithsej 34.705 vota apo 6,68%.
KËTU MUND TA NDIQNI LIVE REZULTATIN E ZGJEDHJEVE NË MAQEDONI.
