Në Kumanovë Besa mposht BDI-në
Aktuale
December 11, 2016 - 21:25
Gazeta Express ka siguruar rezultatet nga një vendvotim në Kumanovë, ku sipas rezultateve, Lëvizja Besa e Bilal Kasamit ka mposhtur BDI-në e Ali Ahmetit.
Sipas rezultateve të siguruara nga Express, Lëvizja besa ka marrë 672 vota.
Ndërkaq, partia e dytë ka dalë BDI me 585 vota.
Në vendin e tretë është Aleanca për Shqiptarët me 279 vota. Kurse e katërta është PDSH e Menduh Thaçit me 225 vota.
