Ndiqni LIVE rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni

Aktuale December 11, 2016 - 20:31

Qytetarët e Maqedonisë e kanë thënë fjalën e tyre.

Vendvotimet janë mbyllur rreth orës 19:00 dhe të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 60 për qind të qytetarëve.

Votimi në radhët e shqiptarëve në Maqedonisë ishte në një masë më të vogël.

Rezultate e para të zgjedhjeve pritet të dihen vetëm pas dy orësh, diku rreth orës 21:00.

Këto zgjedhje janë të parakohshme për shkak të krizës që e kaploi vendin.

Shqiptarët me dy partitë e tyre më të mëdha, Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit dhe Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, janë një faktor i rëndësishëm në këto zgjedhje.

Rezultatet LIVE mund ti ndiqni KËTU.