Xhemajlaj: Unë jam tani e tutje kryetar i Drenasit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot.
“Kam përfaqësuar ndryshimin në Drenas. Ndryshimi ka ndodhur, sepse mbi 50 për qind e banorëve të Drenasit kanë votuar për ndryshimin”, ka thënë Xhemajlaj në KTV.
“Ndërsa, partia në pushtet ka 45 për qind”, ka theksuar Xhamajlaj, raporton Gazeta Express.
Xhemajlaj tashmë e konsideron veten kryetar të Drenasit.
“Unë përfaqësoj ndryshimin dhe unë jam tani e tutje kryetar i Drenasit”, ka deklaruar Xhemajlaj.
Ai ka thënë se pret të fitojë në balotazh përballë kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, i cili ka dalë i pari në rrethin e parë të votimit, që u mbajt sot.
“Ata (PDK) kanë shtetur tërë potencialin e tyre gjatë tërë kësaj kohe”, ka thënë Xhemajlaj. /Express/