Nesër protestë, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin (FOTO&VIDEO)
Foto: Driton Bublaku

Nesër protestë, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin (FOTO&VIDEO)

Aktuale nëntor 13, 2016 - 17:43

Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetareve të mbështetur nga pjesëtarë të shoqërisë civili, do të protestojnë nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 12, raporton "Zeri.info".

Shoqëria civili përmes një konference për media ka ftuar qytetarët që të mblidhen para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar drejtësi për Astritin.

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, njëherësh mbështetëse e kësaj proteste theksoi se është e papranueshme që në një shtet që pretendon të jetë demokratik, ku një djalë i ri humb jetën dhe ende të mos ketë përgjegjësi nga institucionet.

Sipas saj mënyra me e mirë është që të këtë një hetim të pavarur ndërkombëtarë dhe të pa anshëm, duke shtuar se kjo është ajo çfarë do të kërkojnë nesër.

Ajo shtoi se protesta nuk do të politizohet, pasi që sipas saj nuk ka se si të politizohet një çështje që ka qenë e politizuar që nga fillimi, sepse Astrit Dehari ishte pjesë e një subjekti politik, pra e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa Jeta Berisha, njëra prej organizatoreve të kësaj proteste ka thënë se protesta do të mbahet për të kërkuar drejtësi për Astritin, si dhe të ketë hetim të pavarur./Zeri/.

Image