Çaushi: Shfaqja e pamjeve të burgut në media, e papranueshme dhe aspak etike

Çaushi: Shfaqja e pamjeve të burgut në media, e papranueshme dhe aspak etike

Aktuale nëntor 11, 2016 - 09:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka reaguar pas publikimeve të pamjeve nga burgu i Prizrenit, ku humbi jetën Astrit Dehari.

Çaushi ka thënë se familja Dehari nuk ka ende njoftim zyrtar për vdekjen e djalit të tyre nga institucionet e shtetit, ndërsa sot ballafatohet me pamje të tilla tronditëse.

“Xhirimet e kamerave nuk u lejuan as për familjen dhe as për avokatin e tyre. Në anën tjetër pamjet nga burgu u paraqiten sonte në një televizion privat. Si është e mundur që pamjet e burgut të shfaqen publikisht kur hetuesia nuk e ka thënë asnjë përfundim publik për rastin?

Drejtësia për Astritin do të vihet në vend. Rrugë tjetër nuk ka!”, ka shkruar Çaushi në Facebook.