“Evropa duhet t`ia ofrojë një shans Trumpit”

“Evropa duhet t`ia ofrojë një shans Trumpit”

Aktuale nëntor 10, 2016 - 10:03

Evropa duhet t`ia ofrojë një shans presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të bashkuara të Amerikës  Donald Trump për të vazhduar partneritetin transatlantik, tha Komisioneri Guenther Oettinger Evropian,

“Sigurisht që jemi të befasuar dhe të zhgënjyer me rezultatin, por ne duhet ta pranojmë”, ka i ka thënë ai radios gjermane Deutschlandfunk, transmeton Klan Kosova.

Komisioneri evropian tha se Evropa duhet që Trumpit dhe ekipit të tij, për të cilin siç tha ai shpreson se është profesional t`ia ofrojë një mundësi që të vazhdojë partneritetin transatlantik të bazuar në vlera e përbashkëta.
Ai shtoi se fusha zgjedhore amerikane u karakterizua nga një retorikë të zjarrtë, mungesë e respektit dhe gënjeshtrat, transmeton Klan Kosova.