Babai i Astrit Deharit: Së bashku me ju do ta vazhdojmë rrugën e Astritit

Babai i Astrit Deharit: Së bashku me ju do ta vazhdojmë rrugën e Astritit

Aktuale nëntor 08, 2016 - 15:16

Babi i Astrit Deharit i falënderoi të gjithë ata që sot iu bashkuan për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre.

“Ju falënderoj nga toka deri në qiell për mundin që keni bërë për të ardhur deri këtu për të bashkëndjerë me dhimbjen tonë. Unë së bashku me familjen time jemi të vetëdijshëm se pa ju nuk do ta përballonim këtë dhimbje. Jemi të vetëdijshëm që bashkë me ju do ta mbajë kokën lartë dhe do ta vazhdojmë aktivitetin e Astrit dhe subjektit që i ka përkit me mish e me shpirt”, tha Avni Dehai, babi i të ndjerit.