Visar Ymeri: Nuk mund t’i them lamtumirë Astritit
Foto: Laura Hasani

Visar Ymeri: Nuk mund t’i them lamtumirë Astritit

Aktuale nëntor 08, 2016 - 11:46

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në mbledhjen komemorative në dert ë aktivistit Astrit Dehari ka folur i emocionuar për vdekjen e Deharit.

Ai para të pranishmëve ka kujtuar kohën e njohjes së tij me Astritin dhe momentet e punës së tij me të.

Ymeri tha se nuk mund ta pranojë ndarjen me Astritn dhe punënë e tij, /ZERI/

Fjala e Ymerit:

E dashura familje Dehari, unë sot nuk kam se si t’ju ngushëlloj por vetëm të iu bashkëndjej Astritin tuaj dhe tonin. Astritin që na deshti kaq shume dhe e deshëm shumë. Të dashtun miq dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni është vështir të mblidhemi për lamtumiren e Astritin ku nuk mundemi të pranojmë ndarjen nga ai. Ai nuk u ndal kurrë së punuar dhe nuk mund t’ia themi lamtumirën. Ai nuk shkon dhe prandaj sot flas me krenari që si e njohëm dhe punuam me të. Është epa mundur të gjej një organizim të VV pa qenë atu Astriti.

Image