Kurteshi: Zemra nuk po e pranon humbjen e Astritit

Kurteshi: Zemra nuk po e pranon humbjen e Astritit

Aktuale nëntor 08, 2016 - 11:27

Ka filluar mbledhja komemorative në nder të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë një numër i madh i aktivistëve.

Për fjalë rasti ishte edhe anëtari i VV-së Sami Kurteshi i cili para të pranishmëve dha momentin e njohjes së familjes Dehari./ZERI

Fjala e tij e plotë:

Kur dëgjova lajmin për vdekjen e Astriti ishte e pa imagjinueshme. Zemra ende luante me shpresën se kjo nuk është e vërtetë edhe pse fliste se është vetëm një ëndërr. Ishte dhembje e madhe. Dua ta shpalos zemrën time edhe pse të lënduar, Astritin e njohja si fëmijë të ëmbël e plot energji e njoha në Zvicër. Me zemrën të çiltër e desha këtë njeri. Prindërit e Deharit ishin shumë të dashun ku i njoha shumë herët. Kështu i ata i kishin edukuar edhe fëmijët e tyre si Astritin me përkushtim për vendin. Astriti dhe i vëllai i tij ishin pjese pandashme e Vetëvendosjes.