Limaj: Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së
Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit me të cilin ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit iu zbrit dënimi vetëm për një vit dhe iu konfirmua dënimi më 7 vjet, ka reaguar edhe Fatmir Limaj, transmeton “Zeri.info”.
Kreu i Nismës për Kosovën, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vendimi i Gjykatës së Apelit, është një lajm shumë i keq për të gjithë liridashësit në Kosovë.
Postimi i plotë i Limajt:
Lajm shumë i keq për të gjithë liridashësit në Kosovë.!
Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës.
Unë dhe familja ime e dimë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shiju.!
Bashkëndjej me ju, me familjet e juaja të nderuar bashkëluftëtarë.!