Kuvendi miratoi Ligjin për Trepçën

Kuvendi miratoi Ligjin për Trepçën

Aktuale tetor 08, 2016 - 01:37

Projektligji për Trepçën, në leximin e dytë, është miratuar me 79 vota për, nga 93 deputetë sa ishin në sallë.

Kanë abstenuar 14 deputetë, kurse asnjë votë nuk ka qenë kundër.

Vërejtjet më të mëdha për ligjin i kanë pasur deputetët e lëvizjes Vetëvendosje që ka kërkuar që Trepça të quhet Ndërmarrje Publike. Deputetet e kësaj partie kanë abstenuar.

21 amendamente janë paraqitur nga deputetët dhe Grupet Parlamentare të cilat për rreth 4 orë u shqyrtuan në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.