Pas pak pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Pas pak pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës

Aktuale tetor 07, 2016 - 15:31

Pas pak pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, si pikë e veçantë e rendit të ditës në këtë seancë do të jetë Projektligji për Trepçën.

Tashmë, deputetët kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit. Të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe. /ZERI/ 

Më poshtë ju sjellim pikat e rendit të ditës: 

 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trepçën,

5. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

6. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

7. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

8. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,

10. Shqyrtimi i dyë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

12.Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

13. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.

Image
Image
Image