Xharra:  Kush ka të drejtë të ketë aksione në Trepçë?

Xharra: Kush ka të drejtë të ketë aksione në Trepçë?

Aktuale tetor 06, 2016 - 13:55

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka thënë se me vet faktin që Lista Serbe po e kundërshton projektligjin për “Trepçën”, dmth Beogradit nuk po i konvenon kjo forme e definimit te pronësisë se këtij gjigandi të Kosovës.

Sipas Xharrës, me kushtetutën e Kosovës neni 122 paragrafi 2, e gjithë pasuria nëntokësore i takon vetëm Kosovës.

Por sipas saj duhet të zbulohen detaje të njësiteve të brendshme dhe karakteri afarist i Trepçës, po ashtu të dihet se si do të jet modeli i aksioneve

Ky është postimi i plotë i Arbana Xharrës:

Me vet faktin që Lista Serbe po e kundërshton projektligjin për “Trepçën”, dmth Beogradit nuk po i konvenon kjo forme e definimit te pronësisë se këtij gjigandi të Kosovës. Me kushtetutën e Kosovës neni 122 paragrafi 2, e gjithë pasuria nëntokësore i takon vetëm Kosovës.

Njësitet e brendshme duhet të qartësohen se si definohen, pra detajet e karakterit afarist të Trepçës, funksionalizimi i njësiteve të biznesit.

Vendimi i mirë është që 80 për qind të aksioneve janë shtetërore, ndërkohë që duhet të flitet për modelet e investimeve, se kush ka të drejtë pjesëmarrje në aksione etj. Trepça është aset i Kosovës, dhe qytetarët e saj duhet të dinë detajet e këtij procesi, pa u lënë hapësirë që të shfrytëzohet për manipulime politike. Vetëm një ditë para kalimit në Kuvend për miratim, kemi pasur mundësi që të mësojmë pak detaje nga ky projektligj.