Sot fillon lotaria amerikane për Green Card, ja si të aplikojnë falas qytetarët e Kosovës

Aktuale October 04, 2016 - 11:56

Ambasada Amerikane bën të ditur se sot fillon aplikimi vjetor i llotarisë amerikane DV-2018. Duke filluar nga ora 12:00 e ditës së sotme deri në datën 7 nëntor, të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë minimalisht një diplomë të shkollës së mesme ose kanë një përvojë pune profesionale që përmbush kriteret e kërkuara, mund të aplikojnë falas brenda disa minutave nëpërmjet internetit. Vetëm personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë për lotarinë.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2017 do të fillojë të enjten, më 4 tetor 2016 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).” njofton Ambasada.

Ambasada gjithashtu njofton se nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi.

Vetëm një adresë interneti është zyrtare për të aplikuar dhe në këtë adresë mund të aplikojnë, duke përfshirë edhe Kosovën të gjitha shtetet e kualifikuara nga SHBA. Procedura e aplikimit është një formular dhe një fotografi e aplikantit në kompjutër jo më vjetër se 6 muaj.

“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht”, sqaron Ambasada.

Vlen të theksojmë se në ditët e para ka shumë fluks aplikimesh dhe ndodh që linku i aplikimit të dalë jashtë funksionit. Por të gjithë kanë kohë deri në datën 7 nëntor për të aplikuar.

Për të aplikuar falas në llotarinë amerikane duhet të klikoni KETU