Projektligji për Trepçën të premten në Kuvend

Projektligji për Trepçën të premten në Kuvend

Aktuale tetor 03, 2016 - 13:13

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka bërë me dije se seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten, ku në rend dite do të jetë Projektligji për “Trepçë”-n.

Seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 15:00. Për shkak që Kosova do ta luaj me Kroacinë në futboll të enjten është lenë që seanca të shtyhet për të premten”, ka deklaruar Beqiri i cili ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit para se ajo të përfundojë .

Beqiri ka thënë Projektligjin për “Trepçë”-n do të duhej ta përkrahnin të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.