Rama "pikturon" fasadat e Fierit, njësoj siç bëri me pallatet në Tiranë (FOTO)

Aktuale October 01, 2016 - 19:33

Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook disa foto nga rikonsruksioni që po i bëhet qendrës së qytetit të Fierit.

Ajo që në bie në sy janë fasadat e pallateve, të cilat janë bërë ngjyra-ngjyra, si ato që Rama bëri dikur në Tiranë si kryebashkiak. Me sa duket shijet e tij si piktor po i imponon edhe në qytete të tjera përmes projektit të rilindjes urbane.

Opozita dhe media e kanë kritikuar shpesh Ramën se më shumë po shpenzon para në lyerje fasadash dhe jo në investime të rëndësishme që shtojnë vendet e punës dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

/LAPSI.AL/

Image
Image
Image