Grupi i të rinjve që bën teste sociale me qytetarë (VIDEO)
Aktuale
September 18, 2016 - 22:22
GJ07 Prank është një grup i të rinjve nga Gjakova të cilët me eksperimentet e tyre sociale po nxjerrin në pah natyrën e vërtetë të qytetarëve të asaj ane.
Kameramani i grupit, Ibrahim Neza, shprehet i befasuar me reagimet ndaj këtyre kamerave të fshehura.
Madje, videot e ngarkuara në Youtube kanë arritur shifrën e mbi 100 mijë shikimeve.
E në mesin e këtyre kamerave të fshehura ka edhe të atilla të frikshme.
Këta të rijnë nga Gjakova thonë se grupin prej 4 anëtarësh planifikojnë ta rrisin e të dalin edhe në qytetet e tjera, edhe pse ju mungon financimi për pajisje të duhura. /KlanKosova/