Veseli takohet me drejtuesit e projektit "Atom", diskutojnë për zhvillimin e projektit

Aktuale September 16, 2016 - 13:37

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim drejtuesit e projektit “Atom”, projekt i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar për ide konkrete për zhvillimin e projektit dhe të ndihmohet nga institucionet.

“Pata kënaqësinë të pres në takim drejtuesit e projektit “Atomi”, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë. Diskutuam ide dhe mënyra konkrete që ky projekt të rritet, zhvillohet e të institucionalizohet, si një nga mënyrat që kapitalin e madh njerëzor të cilin e ka vendi ynë ta përkthejmë në zhvillim të gjithmbarshëm të shtetit tonë”, ka shkruar Veseli.