Qeveria: Demarkacioni punë e kryer, nuk i rrezikojmë vizat (VIDEO)
Aktuale
September 10, 2016 - 21:38
Qeveria e Kosovës po zotohet se do të përmbushë në kohë të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi në mënyre qe të mos rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave.
Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa, thotë se çështja e liberalizimit të vizave e detyron Qeverinë e Kosovës, qe të marrë hapa konkret dhe të shpejtë për të plotësuar këtë kriter para se qytetarëve tu mundësohet lëvizja e lirë në zonën shengen.