Ganimete Musliu s’ka koment për dorëheqjen e Adem Grabovcit
Aktuale
August 16, 2016 - 18:33
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu nuk ka dashur të komentojë dorëheqjen e Adem Grabovcit nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pasi që nuk është pjesë e asnjë prej pozitave në parti nuk dëshiron të prononcohet.
“Nuk jam as zëdhënëse e partisë, as nënkryetare, as nuk jam anëtare e kryesisë së partisë dhe nuk kisha dashur të prononcohem për këtë çështje”, ka thënë Musliu.
Ndryshe Grabovci sot përmes një letre dërguar medieve ka njoftuar për dorëheqjen e tij e cila ka ardhur pas publikimit të përgjimeve në të cilat ka qenë i përfshirë vetë ai./Telegrafi/