Deri tani 22 viktima nga vërshimet në Maqedoni

Aktuale August 07, 2016 - 16:26

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri tani ka edhe 5 të zhdukur, ndërkaq dëmet në amvisëri janë të mëdha. Edhe komunikacioni zhvillohet me vështirësi.

Gjithashtu bëhet e ditur se deri tani, nga rajonet e përmbytjeve janë tërhequr apo zhvendosur mbi 1000 banorë. Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me krita i kanë propozuar qeverisë të spallë gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës. Deri tani policia në bashkëpunim me qytetarët ka identifikuar 20 trupa të vdekur.

LEXO EDHE: Shqiptaret e Shkupit e mbajne pergjegjes Kryetarin e tyre per situaten e krijuar pas vershimeve (Video)