Mbyllet gropa ku humbi jetën 11 vjeçari nga Zllatari
Aktuale
July 27, 2016 - 20:40
Komuna e Vitisë ka mbyllur gropën në të cilën humbi jetën 11 vjeçari Laurant Kurti nga fshati Zllatarë i komunës së Ferizajt.
Kryetari i fshatit Zllatarë Xhevat Sallahu, tha se përveç gropës tragjike, kompania e kontraktuar nga komuna e Vitisë ka mbyllur edhe disa gropa tjera që ndodheshin në atë zonë, shkruan Tv Tema.