Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97

Mustafa ngushëllon familjet e të rinjve kosovarë, viktima të sulmeve në Munih

Aktuale July 23, 2016 - 12:13

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është informuar zyrtarisht nga Ambasada e Kosovës në Berlin, se në mesin e viktimave të sulmeve të mbrëmshme vdekjeprurëse në Munih, janë edhe tre të rinj shqiptarë.

Kryeministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këto humbje të pakompensueshme.

LEXO EDHE: Pacolli ngushëllon familjarët e viktimave nga Kosova

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar se Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Kosovës qëndrojnë pranë familjarëve të viktima dhe bashkëndjejnë dhimbjen, në këto momente të rënda për të gjithë.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës, i ka dërguar një telegram ngushëllimi edhe Kancelares Gjermane Angela Merkel, duke i shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës.