Veseli: Krimi makabër në Gjermani
Kreu i Kuvendit Kadri Veseli me anë tën jë postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka shprehur dhimbjen për viktimat e Munihut.
Veseli ka shprehur solidaritetin me popullin gjerman kështu duke konsideruar se sulmet e djeshme kanë qenë të tmerrshme por që sipas tij këto sulme nuk do të mund të ndryshojnë vlerat e përbashkëta të dy shteteve./ZËRI
LEXO EDHE: Mbi 100 persona kërkuan ndihmë në polici pas sulmit në Munih
" Ndjejmë dhimbje të thellë dhe shprehim indinjatën tonë për krimin makabër që ua mori jetën 10 qytetarëve të pafajshëm në Munih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë. Shpreh solidaritetin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës.K.V. " ka shkruar Veseli.