Një shtet më shumë në listën e njohjeve

Aktuale korrik 22, 2016 - 15:39

Republika e Kosovës do të ketë edhe një shtet më shumë në listën e atyre që tashmë na kanë njohur si shtet.

Kjo pasi sot siç njofton ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, Republika e Suriname e ka njohur vendin tonë si shtet të pavarur.

Ky është shteti i 112-të që tashmë ka njohur vendin tonë.

Surinami është një shtet në veriun e Amerikës Jugore. Kufizohet në veri nga Oqeani Atlantik, në lindje nga Guajanën Franceze, në jug nga Brazili dhe në perëndim nga Guajana.

Surinami është vendi i dytë më i vogël në Amerikën.

Shteti u bërë i pavarur me 25 nëntor 1975 nga Holanda. Kryeqytet është Paramaribo me rreth 250.000 qytetarë.