Ahmeti parashikon balotazh në Prishtinë

Ahmeti parashikon balotazh në Prishtinë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 17:38

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka uruar suksese të gjithë kandidatëve që po garojnë për të marrë udhëheqjen e kryeqytetit në zgjedhjet e kësaj të diele.

Ahmeti ka thënë se në krahasim me zgjedhjet paraprake, sot ka qenë ndjenjë ndryshe për të, pasi nuk është në garë, transmeton Zeri.info.

Ai ka parashikuar balotazh në Prishtinë, pasi ka përmendur dhjetorin si kohën kur do ta dorëzojë mandatin e tij.

“Suksese të gjithë kandidatëve sot! Ndjenjë ndryshe me votu pa qenë kandidat. Megjithatë, votë tepër me rëndësi për mua se kujt do t’ia dorëzoj mandatin, sipas të gjitha gjasave në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti. /Zëri