Zyrtare: Prishtina dhe Prizreni dërgohen në rinumërim

Zgjedhjet lokale 2017 November 23, 2017 - 10:18

Votat e Prishtinës dhe Prizrenit do të rinumërohen në tërësi.

Kështu ka thënë Mul Desku, kryesues i sekretariatit në PZAP, i cili foli edhe për arsyet e këtij vendimi.

Ai për Metron ka konfirmuar se këto dy komuna do të rinumërohen tërësisht pasi, siç tha ai, ka vendime të mëhershme që tregojnë se ka pasur parregullsi.

LEXO EDHE: PZAP çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën dhe Prizrenin

‘Po, është zyrtare. Prishtina e Prizreni shkojnë në rinumërim pasi ka pasur parrregullsi’, ka thënë Desku për Metron.

Ndërkohë, kërkesa për rinumërim të këtyre dy komunave erdhen nga LDK e PDK. Këto dy parti akuzonin VV’në se ka ndikuar në votën e qytetarëve, duke pretenduar kështu se kjo ka ndikuar në rezultatin preliminar.

VV’ja ndërkohë këto ditë akuzoi dy partitë që dolën të dyta në këto komuna se po bëjnë ‘si fëmijët e vegjël kur humbin’, duke potencuar se ata nuk kanë prekur votën e prishtinasve dhe prizrenasve.

Mirëpo, kështu nuk mendoi PZAP, i cili dërgoi këto dy komuna në një rinumërim gati të tërësishëm./gazetametro.net

Të rekomanduara