Pas humbjes, lajmërohet për herë të parë Arban Abrashi

Zgjedhjet lokale 2017 November 19, 2017 - 23:42

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi, i cili nuk arriti ta fitojë garën sipas rezutlatit të publikuar nga KQZ, ka ngulur këmbë se LDK do të fitojë pas numërimit të të gjitha votave, raporton zeri.info.

Sipas tij, pikërisht tek ato vota që nuk janë numëruar ende, gjendet fitorja e tij dhe e LDK-së.

Ai më tej, ka thënë se ai bashkë me ekipin e tij arriti që për një kohë të shkurtër ta përmbysë epërsinë e rivalëve politikë.

Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij, të publikuar para pak minutash:

Jemi në garë. Dhe do të fitojmë.

Do t’i numërojmë të gjitha votat. Jam besimplotë se brenda atyre fletëvotimeve që kanë mbetur pa u numëruar, është fitorja jonë, fitorja e Prishtinës evropiane.

Me qetësi, me durim, me mençuri e me vendosmëri, do ta administrojmë procesin në vazhdim. Për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të Prishtinës.

Unë besoj në fitore. Ashtu sikurse Ju besoj.

E kam filluar garën kur zgjedhjet ishin caktuar. Deri atëherë, as nuk më shkonte ndërmend se do të isha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës kryesore politike në Kosovë, për kryetar të Prishtinës.

Brenda pak javësh, me mobilizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ekipit tim, arritëm të përmbysnim epërsinë e rivalëve.

Dëshmuam se jemi konkurentë të fortë dhe besoj të pathyeshëm.

Koalicioni ynë me qytetarët e Prishtinës dhe me partnerin e koalicionit tonë, do të ngadhnjejë.

Secila votë do të numërohet. Dhe ne do të këmbëngulim të mos lejojmë asnjë devijim të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës.

Në fund, do të fitojmë.

Urime Prishtinë.

Të rekomanduara