ZYRTARE: Shpend Ahmeti fiton në Prishtinë

Zgjedhjet lokale 2017 November 19, 2017 - 21:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar të gjitha vendvotimet në Komunën e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Nga gjithsej 236 vendvotime që janë procesuar Shpend Ahmeti del të jetë fitues në Prishtinë me 41 mijë e 509 vota apo 50.15 për qind të votave.

Ndërkaq Arban Abrashi ka arrit të mbledh gjithsej 41 mijë e 262 vota apo 49.89 për qind, raporton “Zeri.info”.

Pra me vetëm 247 vota diferencë në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti. /ZËRI/

Image

 

Të rekomanduara