Ahmeti prezantoi projektet e reja për vitin 2018

Zgjedhjet lokale 2017 November 14, 2017 - 13:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë ditës së sotme foli për investimet kapitale në kryeqytet dhe premtoi edhe investime në fushën e kulturës, si dhe ndërtimin e një salle koncertale. Me këtë rast ai tha se përpos punëve që janë kryer deri tani, tani planet e tij për kryeqytetin do të zhvendosen në punë dhe investime të reja, transmeton “Zeri.info”

Me këtë rast Ahmeti tha se pasi që janë kryer disa projekte, tash do të fokusohet në inkuadrimin e projekteve të reja.

“Kemi marrë parasysh që Komuna e Prishtinës i ka tashmë në vitin 2018, përafërsisht 70 milion euro buxhet, prej të cilave më pak se gjysma janë investime kapitale. Synojmë që tashmë të lëvizim nga ato projekte që i kemi pasur bazike të ujit, ku kemi shpenzu 5 milion euro, termokosi dhe zgjerimi që afërsisht është 5 milion euro dhe po ashtu për autobusët që i kemi shpenzu 2.5 milion euro, tashmë mund të lëvizim drejt projekteve të reja dhe rregullimin e çështjeve të ndryshme në qytet”, tha Ahmeti.


Sipas Ahmetit, janë dy investime kryesore që ai planifikon t’i bëjë dhe kanë të bëjnë me rregullimin e funksionalizimit të kanalizimit, transmeton “Zeri.info”.

“E para që dua të përmendi ka të bëjë me kanalizimin dhe ndërtimin e dy koletorëve kryesorë që na kanë mbetë, në lagjen Mati 1 që e kemi mbulimin e një lumi që shërben si kanalizim, dhe kolektori në Kalabri me c’rast ne jemi tashmë duke e implementu atë projekt sepse ka fillu është kry shpronisimi dhe do të përfundoj afërsisht në fund të vitit 2018. Me këto dy kolektor dhe me intervenimin e kanalizimit në Hajvali ne rregullojmë problemin e kolektorëve të mëdhenjë dhe këto janë dy projekte të mëdha që arrijnë shumën mbi 3 milion euro secila”, ka potencuar Ahmeti.

Gjithashtu prioritet për Ahmetin, gjatë 4 vjeqarit të ardhshëm të mandatit të tij nëse fiton votat e qytetarëve, do të jetë edhe kultura, konkretisht ndërtimi i një salle koncertale në qendër të kryeqytetit, transmeton “Zeri.info”

“Arsyja pse gjendemi sot këtu është për të treguar që në katër vjeqarin e ardhshëm kemi investime në kulturë duke filluar nga viti 2018, 400 mijë euro të ndara për galerinë e qytetit, ndërsa si prioritet e kemi sallën koncertale, salla koncertale është prioritet sepse e kërkojnë të gjithë dhe ne I kemi tashmë dy lokacione që duam ti diskutojmë”, tha Ahmeti.

Ai bëri të ditur se janë dy lokacione të mundshme ku mund të ndërtohet kjo sallë, e para tek ndërtesa në shesh tek Administrata Tatimore e Kosovës, e cila sipas tij duhet të zhvendoset diku në periferi dhe në këtë pjesë të ndërtohet salla koncertale pasi që sipas Ahmetit ATK nuk ka kuptim që të jetë në qendër dhe salla koncertale në periferi, dhe lokacioni i dytë i mundshëm është tek kino rinisë./ZERI

 

Të rekomanduara