Pas koalicionit LVV-AKR ja çfarë Arbani u kërkon Shpendit, Selimit, Rrahimit e Dardanit

Zgjedhjet lokale 2017 November 08, 2017 - 19:42

Shtabi Zgjedhor i LDK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar se paralajmërimi i publikuar për debatin televiziv në RTV Dukagjini është bërë pa pëlqimin e tyre, ndërsa ka treguar se kandidati i tyre për Prishtinën Arban Abrashi sonte është në Klan Kosova, në Interaktiv KTV dhe në Gazeta Express.

Po ashtu në komunikatë thuhet se Arban Abrashi nuk iu ikë debateve, por po respektojmë orarin zyrtar të fushatës dhe përcaktimin për debate mes kandidatit të tyre Abrashit dhe kundërkandidatit të tij në 5 ditët e fushatës, në 5 televizione.

LEXO EDHE: Përfundimisht dorëzohet Shpend Ahmeti

“Sipas agjendës së paracaktuar, z. Abrashi do të jetë prezentë sonte në disa programe televizive. Por, jo në RTV Dukagjini. Edhe aty do të jemi, për hir të shikuesve, por kur të dakordohemi paraprakisht. Paniku i humbjes e ka kapluar kandidatin e Vetëvendosjes. Pasi t’i kryejnë pazaret, Abrashi i pret në ballafaqimin 555, që nga e hëna Shpendin, Selimin, Rrahimin, Dardanin e të tjerë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Të rekomanduara