Mimoza Kusrai-Lila ‘godet’ rëndë AAK-në në Gjakovë

Zgjedhjet lokale 2017 November 06, 2017 - 20:57

Mimoza Kusari-Lila do ta ketë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Alternativës, në një intervistë për Gazetën Express.

Kusari-Lila, e cila më 19 nëntor do të përballet në balotazh me Ardian Gjinin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  ka thënë se, pret që shumë shpejt ta marrë edhe mbështetjen e Nismës për Kosovën.

Ndiqeni intervistën e kryetares aktuale të Gjakovës, në videon e mëposhtme: 

 

Të rekomanduara