Abrashi ‘godet rëndë’ Ahmetin

Zgjedhjet lokale 2017 November 01, 2017 - 23:31

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se LDK sa ka qeverisur në Prishtinë ka bërë punë të mëdha.

“Dy çështje që mendoj se duhet sqaruar janë se janë bërë punë të mëdha në kohën e LDK-së, tregojnë sistemi i koogjenerimit, ujësjellësit, ndërtimi i shkollave që nuk merren parasysh sepse është bërë propagandë e madhe”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Për katër vjet buxheti ka rënë për 15 milionë euro më pak. Buxheti i vitit 2014 ka qenë 82 milionë, tani është nën 70 milionë. Kjo kur po flasim për buxhetin total. Po flasim për mbi 80 milionë euro të hyra për katër vjet. Ata kanë dështuar në qeverisje dhe projekte madhore”, ka thënë Abrashi.

Më tej Abrashi ka thënë se kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti është marrë vetëm më çështje të vogla.

“Qeverisja e katër viteve të fundit është lidhur në çështje si ‘transparenc online’ kiflet dhe Q7. Por Prishtinës i duhet spitali, shkolla të reja e shumë e shumë projekte të tjera”.

“Derisa dikush thotë se e hjek Q7 për tu larguar nga luksi, atë e shohim nëpër jahte dhe aeroplanë privat”, ka thënë Abrashi për Ahmetin.

Abrashi ka thënë se dëm që shuma prej 80 milionëve, siç pohon ai, është avulluar në katër vitet e fundit.

“Me ato do të ndërtoheshin shkolla, çerdhe dhe do të përfitonin të gjithë. Shifrat tregojnë se në Prishtinë është punuar mbrapsht”, është shprehur ai ndër të tjera.

Të rekomanduara