Haskuka: Kosova nuk do të ketë më qytete si 'Jerusalemi'

Zgjedhjet lokale 2017 November 01, 2017 - 22:06

Mytaher Haskuka ka thënë se Prizrenit i duhet një ndryshim i vërtetë kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka në Click të RTV21 theksoi se, Prizreni ka nevojë për ndryshime.

Haskuka tha se Prizreni ka pasur keq qeverisje në të kaluarën qeverisje kjo që sipas tij e ka degraduar qytetin.

Kandidati i VV-së më tej tha se, Prizrenit tani i duhet një ndryshim i vërtetë dhe se ky ndryshim do të vijnë në balotazh, shkruan rtv21.tv

Ai më tej tha se tani Kosova nuk do të ketë më qytete si “Jerusalemi” po do të ketë qytete të Kosovës të cilat do të jenë të zhvilluara.

Ndryshe për komunën e Prizrenit në balotazh janë kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj dhe kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka.

Të rekomanduara