Flet Kusari-Lila, shpreson në koalicionin e madh

Zgjedhjet lokale 2017 November 01, 2017 - 20:57

Garë e fortë në balotazh pritet të zhvillohet edhe në Gjakovë mes kandidatëve Mimoza Kusari- Lila nga AKR dhe Ardian Gjini i AAK-së.

Është Kusari- Lila ajo e cila beson fuqishëm se do të fitojë votat e duhura për të udhëhequr këtë komunë edhe për një mandate të dytë.

Në një bisedë për Indeksonline ajo ka treguar se tashmë veçse ka biseduar me disa parti politike siç janë LDK, LVV dhe AKR.

“Besojë në marrëveshje politike, marrëveshjet të cilat nënkuptojnë një konsolidim të pikave edhe të një bashkrendim të aktiviteteve me partitë tjera. Tashmë veçse kemi bisedu me LDK-në, jeni në bisedë me LVV-në edhe jam shumë e bindur se edhe me AKR-në, dhe jam e bindur se do të jemi të gjithë bashkë në ofertën e 19 nëntorit”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, balotazhi do të rezultojë shumë më ndryshe se sa në zgjedhjet e 22 tetorit.

“Balotazhi është një fillim i ri, nuk përcjellën rezultatet e raundit të parë në balotazh për arsye se në raundin e parë kanë qenë shtatë kandidatë që janë votu, ndërsa në raundin e dytë janë dy kandidatë. E dyta është që në Gjakovë besojë fuqishëm se me 19 nëntor ka me ndodh një referendum i grupimit të forcave dhe votuesve progresiv që e dojnë Gjakovën e zhvillume me një trend të përshpejtuar e asaj që është fillu prej vitit 2013, dhe ofertës së një partie e cila në fakt ka shkaktu vetëm dëme për Gjakovën dhe e ka mbajt Gjakovën në një mungesë të zhvillimit total. Që edhe sot e kësaj dite e vetmja përparësi janë kërcënimet me lista të veteranëve me çertifikata të veteranëve, që nuk është nifar forme ofertë për të ardhmen por mbajtje peng në të kaluarën”, ka thënë Kusari- Lila për Indeksonline.

Kusari- Lila konsideton se do të ketë epërsi dukshëm më të madhe se sa kundër kandidati i saj Ardian Gjini, ani pse ky i fundit ka arritur të sigurojë më shumë vota në raundin e parë.

“Besojë fuqishëm se me 19 nëntor në Gjakovë do të fitojnë forcat progresive, në këtë rast do të bashkangjitën të gjithë ata që i kanë votuar edhe partitë tjera e që kanë kërkuar një zhvillim të hovshëm të Gjakovës, do të jetë dukshëm një rezultat në epërsi nga partnerët çfarë ka ndodhur me 22 tetor”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Kusari-Lila ka arritur të mbledhë 32.10 përqind të votave apo në shifra 13 mijë e 860 vota teksa Gjini ka siguruar 39.88 përqind të votave apo saktësisht 17 mijë e 219 vota.

Të rekomanduara