Ndryshon rezultati, LDK edhe në një komunë në balotazh me PDK-në

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 12:27

Gara për qytetin e Vushtrrisë ka ndryshuar në mes të numërimit. Fillimisht rezultati i KQZ-së nxirrte në balotazh kandidatin e PDK-së Ferit Idrizin dhe  atë të VV-së Besim Muzaqin, por  gjatë numërimit rezultati ka ndryshuar.

Sipas publikimeve të KQZ-së në Balotazh do të jetë Xhafer Tahiri i LDK-së me Ferit Idrizin e PDK-së, shkruan lajmi.net.

Tahiri ka 6 mijë e 707 vota ose    25,63% nga 43,53% të vendvotimeve që janë numëruar, që është edhe i dyti në garë.

Ndërsa i pari me 8 mijë e 801 vota ose 33,63% është Ferit Idrizi.

Image

 

Të rekomanduara