Rezultatet LIVE për çdo komunë të Kosovës

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 11:12

Qytetarët e Kosovës një ditë më parë votuan për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në nivel lokal.

Por, pas procesit zgjedhor për pushtet lokal, të mbajtur më 22 tetor në Kosovë, rezultatet preliminare tregojnë se disa nga komunat e Kosovës, do garojnë edhe për një raund tjetër zgjedhor.

Sipas rezultateve aktuale, 19 komuna pritet të shkojnë në balotazh.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për “Zeri.info”, se ka përfunduar numërimi i votave mirëpo, sipas tij, KQZ është duke vazhduar që të bëjë procesimin e votave në ueb faqen e saj zyrtare.

 Klikoni KËTU për ta parë rezultatin e zgjedhjeve lokale në kohë reale.

Të rekomanduara